Elvisi ka fjetur ne dhome me vajzat


Spektakli i natës së parë mbyllet me 15 konkurentë, të cilët nuk janë ende banorë definitiv. Momentin që do të konfirmohen do ta vendosë Vëllai i Madh.

Arbana u komunikon konkurentëve se këtë javë do të kenë buxhet të plotë, por duke filluar nga java tjetër, do t’u duhet të kalojnë disa prova për të fituar buxhetin e plotë. Në shtëpi ndodhet këndi i Raiffeisen, që si çdo vit ua ka bërë më të thjeshtë kryerjen e blerjeve dhe shpenzimeve.

Në shtëpinë e Big Brother janë 9 djem e 6 vajza. Vëllai i madh ka vendosur që njëri prej djemve do të flerë me vajzat. Për këtë do hidhet një short, e djali fatlum është Elvisi./bba-5.blogspot.com

Ermal Merdani dhe Florian Harizaj banoret e pare ne BBA 5 ?

Sonte pritet që të fillojnë garën rreth 15-16 konkurrentë, të cilët vijnë nga Tirana, Kosova, Maqedonia, Greqia, por ndonjërit prej tyre i është dashur të marrë më shumë se një avion për të qenë pjesë e këtij formati kaq popullor.
Ermal Merdani, “Mister Albania 2010” i shpallur në spektaklin e Vera Grabockës, pas dy vitesh fitore të kurorës ka vendosur të marrë pjesë në një sfidë tjetër, që do të jetë pikërisht loja në “Big Brother 5” që nis me natën e parë të spektaklit për këtë edicion, në ekranin e “Top Channel”.
Burime konfidenciale kanë përmenduar emrin e misterit më të fundit shqiptar, që është pranuar të bëhet pjesë e kësaj loje. Me përmendjen e emrit të tij, natyrisht që kanë filluar dhe komentet e para, se si do ta përfaqësojë veten dhe si do të luajë Ermali në këtë “reality”, që edhe edicionet e mëparshme kanë vërtetuar se fiton ai që di të luajë në mënyrën më të paparashikueshme. Idenë për të marrë pjesë në një reality show, ai e ka shprehur që pas shpalljes mister duke pohuar se: “Jam tip aktiv, më pëlqen debati dhe ia vlen që njerëzit të më përjetojnë live”.

FLORIAN HARIZAJ, KONKURENTI NGA BALDUSHKU
Florian Harizaj është emri i njërit prej konkurrentëve të edicionit të pestë të “Big Brother”. Djali vjen nga fshati Baldushk i Tiranës për të ndjekur ëndrrën e tij në shtëpinë e famshme por edhe në faqet e gazetave të shtypit rozë.
Kemi mësuar se Floriani nuk do të jetë i vetmi konkurrent që vjen nga fshati. Siç na tregoi edhe vetë autori, këtë vit një pjesë e mirë e banorëve janë përzgjedhur nga zona të thella të Shqipërisë.

Arbana thotë: Më shumë cuna me muskuj ne Big Brother 5

Big Brother Albania 5 Live“ do të nisë vetëm pas pak ditësh, pikërisht më 18 shkurt. Sivjet, ky spektakël me një audiencë rekord në televizionet tona do të drejtohet përsëri nga Arbana Osmani.

E pyetur për ‘Mapo’ sesi po ndihet në këtë start të pestë të “Big Brother”, Arbana është shprehur: ”Jam shumë e lumtur. Mezi po pres të fillojë”, ndërsa na zbulon edhe një sekret tjetër të vogël.


Arbana këto ditë është duke u ushtruar intensivisht në palestër. “Jam në palestër. Po bëj më shumë muskuj sivjet”, – shton Arbana me humor. Sigurisht që vajza simpatike e ekranit nuk ka ndërmend të tregojë forcë në këtë show, përveç forcës së talentit që ajo ka e megjithatë, pak tonifikim nuk do të ishte keq për askënd.

Gjatë pesë viteve drejtim të këtij show Arbana ka treguar më së miri profesionalitet e sigurisht edhe një paraqitje për t’u vlerësuar. Sivjet “Big Brother” mësohet se do të zgjasë më shumë se tre muaj dhe gara do të bëhet shumë më e fortë për fituesin e pestë. Surpriza të shumta mësohet të ketë në këtë spektakël, i cili po zhvillohet në Shqipëri për të pestin vit radhazi. Kureshtja do të shuhet vetëm të premten tjetër, se cilët do të jenë banorët që do të hyjnë në shtëpinë më të vëzhguar dhe të komentuar në Shqipëri.