Sonte pritet që të fillojnë garën rreth 15-16 konkurrentë, të cilët vijnë nga Tirana, Kosova, Maqedonia, Greqia, por ndonjërit prej tyre i është dashur të marrë më shumë se një avion për të qenë pjesë e këtij formati kaq popullor.
Ermal Merdani, “Mister Albania 2010” i shpallur në spektaklin e Vera Grabockës, pas dy vitesh fitore të kurorës ka vendosur të marrë pjesë në një sfidë tjetër, që do të jetë pikërisht loja në “Big Brother 5” që nis me natën e parë të spektaklit për këtë edicion, në ekranin e “Top Channel”.
Burime konfidenciale kanë përmenduar emrin e misterit më të fundit shqiptar, që është pranuar të bëhet pjesë e kësaj loje. Me përmendjen e emrit të tij, natyrisht që kanë filluar dhe komentet e para, se si do ta përfaqësojë veten dhe si do të luajë Ermali në këtë “reality”, që edhe edicionet e mëparshme kanë vërtetuar se fiton ai që di të luajë në mënyrën më të paparashikueshme. Idenë për të marrë pjesë në një reality show, ai e ka shprehur që pas shpalljes mister duke pohuar se: “Jam tip aktiv, më pëlqen debati dhe ia vlen që njerëzit të më përjetojnë live”.
FLORIAN HARIZAJ, KONKURENTI NGA BALDUSHKU
Florian Harizaj është emri i njërit prej konkurrentëve të edicionit të pestë të “Big Brother”. Djali vjen nga fshati Baldushk i Tiranës për të ndjekur ëndrrën e tij në shtëpinë e famshme por edhe në faqet e gazetave të shtypit rozë.
Kemi mësuar se Floriani nuk do të jetë i vetmi konkurrent që vjen nga fshati. Siç na tregoi edhe vetë autori, këtë vit një pjesë e mirë e banorëve janë përzgjedhur nga zona të thella të Shqipërisë.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
